Politika e fshirjes së llogarisë
Ky dokument shpjegon se si një përdorues mund të fshijë një llogari KoloPlus dhe cilat të dhëna do të fshihen ose anonimizohen.
- Hyni në llogarinë tuaj.
- Hapni faqen: Account → ☠️ Danger.
- Shënoni kutinë e konfirmimit dhe klikoni “Fshi llogarinë”.
- Profili i përdoruesit, cilësimet dhe lidhjet OAuth.
- Postimet, komentet, reagimet, votat, abonimet/miqtë dhe njoftimet.
- Media (regjistrat në bazën e të dhënave) dhe skedarët që i përkasin përdoruesit (best-effort).
- Të dhënat e lojës: arena, quests, inventari, kuleta/burimet (nëse ekzistojnë në bazën e të dhënave).
Ne heqim regjistrat nga tabelat që përmbajnë user_id, si dhe marrëdhënie të tjera tipike. Nëse në të ardhmen shtohen module të reja, fshirja duhet t’i mbulojë edhe ato përmes mekanizmit schema-aware.
Për arsye sigurie dhe parandalimi të abuzimit, disa logje të sistemit mund të ruhen pa lidhje të drejtpërdrejtë me llogarinë tuaj (anonimizimi i user_id në logje).
- Logje administratori (admin_log)
- Logje sigurie ose ngjarjesh (nëse ekzistojnë)
- Logje teknike të arenës/ekonomisë (nëse ekzistojnë)
Fshirja kryhet automatikisht menjëherë pas konfirmimit. Në disa raste fshirja e skedarëve nga disku mund të ndodhë me vonesë (best-effort) për shkak të cache-ve ose radhëve. Regjistrat në bazën e të dhënave hiqen brenda një transaksioni të vetëm.
Nëse nuk mund të hyni në llogari, por doni të fshihen të dhënat tuaja, kontaktoni mbështetjen dhe jepni login ose emailin tuaj, nëse është i disponueshëm.